I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku foli edhe për zgjedhjet e 24 prillit në veriun e Kosovës. Escbar tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i njohn zgjedhjet atje, pavarësisht vendimit të Listës SRPSKA për të mos marrë pjesë në to, teksa bëri apel që serbët e Kosovës t’u rikthehen institucioneve.