Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar për të dytën ditë radhazi në Prishtinë, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili shoqërohej kësaj radhe nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak. Zyrtari i lartë amerikan zbuloi se në takimin kokë më kokë me kryeministrin Kurti u disktua për gjetjen e një zgjidhje për situatën në veri dhe uljen e tensioneve me Serbinë.