Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një tjetër shuplakë ish-kryeministrit Sali Berishës, duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë Partinë Demokratike. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ndërsa bëri të qartë se jo çdo anëtar i PD është aleat i SHBA-ve për momentin.