Dosjet hetimore të prokurorisë dhe policisë së shtetit kanë zbuluar ndër vite se metoda e preferuar e grupeve kriminale për të goditur njëri-tjetrin ka qenë ajo e dekonspirimit të aktiviteteve të tyre dhe ofrimi përmes personave të tretë të provave për t’i vënë përballë shtetit dhe ligjit. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë hyjnë në lojë përplasjet e drejtpërdrejta, presioni, shantazhi, kërcënimet e deri të eleminimet fizike.