Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi theksoi se nga Policia do të ketë një përgjigje për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj vetëm kur të kenë në dorë një provë të fortë. Sa I takon amnistisë fiskale, Çuçi njoftoi dhe kategoritë e parjashtuara nga kjo iniciativë. Ai u pyet edhe për paratë e vjedhura në shtëpinë e Alda Klosit, zyrtare e shtetit, por vendosi t’ia kalojë topin Prokurorisë. Së bashku me Ministrin Ulsi Manja, Bledi Çuçi doli në një konferencë të mërkurën ku foli për arritjet e vitit 2022 dhe objektivat e vitit të ri.