Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti Eduard Shalsi morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së kartave të anëtarësisë për 100 pjesëtarë të rinj të Partisë Socialiste. Mes atyre që iu bashkuan PS-së ishte edhe kampioni i shumëfishtë i peshëngritjes, Erkand Qerimaj. Dokumenti iu dorëzua Qerimajt nga Erion Veliaj.