Erjola Doçi ka qenë një banore tejet e pikasur gjatë këtij edicioni të tretë të Big Brother VIP Albania, ndonëse nuk ishte në mesin e pesë finalistëve. Pas përfundimit të spektaklit, moderatorja e njohur ka nisur pushimet në Turqi. E kjo është parë prej postimeve të shumta që ish-banorja e BBVA-s ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.