Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se janë arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmin e së dielës në Stamboll. Në mesin e të arrestuarve, Soylu tha se është edhe personi që ka vendosur bombën. Ai nuk dha më shumë detaje për ta, por akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit - një grup militant - për sulmin.