Enti Rregullator i Energjisë miratoi fillimin e procedurës për licencimin në prodhimin e energjisë elektrike nga TEC-et e lundrueshme të vendosura në Gjirin e Vlorës. Qeveria e ka cilësuar marrëveshjen për marrjen e këtyre TEC-eve lundruese si sukses, që do të ndihmojë vendin në garantimin me furnizim me energji elektrike në një kohë që çmimet e saj janë rritur në tregjet ndërkombëtare.