Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i kritikoi disa vende të tjera, për të cilat tha se po e përdorin Greqinë si karrem kundër Turqisë në Mesdheun Lindor ndërsa i përshkroi përpjekjet e tyre për të përfituar prej burimeve natyrore të zonës si shembull i “kolonializmit modern”. “Turqisë i ka ardhur në majë të hundës kjo lojë hijesh. Interesante sesi vende të tjera e përdorin Greqinë, ndërsa vetë nuk luftojnë dot hapur dhe e kanë kthyer atë në karrem kundër një fuqie rajonale si Turqia”, deklaroi kreu i shtetit turk.