Top News – Erdogan: Të hapim një faqe të re në marrëdhëniet me BE
20/12/2020 13:32

Turqia dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet e saj me Bashkimin Europian. Këtë e bëri të qartë presidenti turk, Erdogan në një videokonferencë me kancelaren Angela Merkel. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh qartë në një videokonferencë të zhvilluar të premten me kancelaren gjermane, Angela Merkel, se Turqia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me BE, kanë bërë të agjencitë e lajmeve. „Turqia dëshiron të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me BE”, citon agjencia gjerman e lajmeve dpa, një njoftim të direktoratit turk të komunikimit. Përtej kësaj, Erdogan falënderoi Merkelin për përpjekjet e saj për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE dhe lëvdoi zhvillimet pozitive në samitin e fundit të BE. Dalje nga “rrethi vicioz” Erdogan shprehu shpresën edhe në një telefonatë me kreun e Këshillit të BE, Charles Michel të martën, se BE do të marrë një qëndrim konstruktiv kundrejt vendit të tij dhe shpreson për bisedime të reja me BE „mbi bazën e interesave të përbashkëta”. Marrëdhëniet duhet të lirohen nga „rrethi vicioz” aktual, ka thënë Erdogan. Megjithë konfrontimin, krerët e shteteve dhe qeverive të BE në samitin e tyre në Bruksel më 11 dhjetor hoqën dorë nga sanksionet e ashpra për Turqinë dhe hapën rrugën vetëm për masa të reja ndëshkuese ndaj personave dhe sipërmarrjeve të caktuara. Sanksionet do të godasin pjesëmarrës të tjerë në kërkimet e konstestuara turke për gaz në Egje. BE nuk vendosi sanksione kundër degëve të caktuara të ekonomisë apo embargo të armëve. Megjithatë vendosja e sanksioneve më të ashpra nuk është hequr plotësisht nga axhenda. Turqia kritikohet sidomos për kërkimet e saj për gaz në hapësirat detare para Qipros dhe para ishujve grekë. Po ashtu të papranueshme konsiderohen provokimet në konfliktin për ndarjen e Qipros dhe shkeljet e embargos së armëve kundër Libisë si edhe përzierja në konfliktin e Nagorni Karabakut.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39