Top News – Erdogan takon Putinin në Sochi / Marrëveshje për grurin në horizont, vizita më 4 shtator
29/08/2023 12:16

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë rusinë së shpejti për të diskutuar marrëveshjen e skaduar me kombet e bashkuara që lejoi eksportet e grurit ukrainas përmes Detit të Zi – tha një zëdhënës i partisë në pushtet në turqi, Drejtësi dhe Zhvillim. Kombet e bashkuara dhe turqia ndërmjetësuan marrëveshjen vitin e kaluar, por ajo u shfuqizua muajin e shkuar pasi moska nuk pranoi zgjatjen e afatit. Ankaraja po kërkon të bindë rusinë të rikthehet në marrëveshjen nën të cilën në portet e odesës kaluan me dhjetëra-miliona tonë grurë. Që kur marrëveshja u shfuqizua, forcat ruse kanë vënë në shënjestër portet ukrainase me seri raketash dhe dronësh kamikazë. Omer Celik, zëdhënës i partisë së erdogan, tha se presidenti turk do të vizitonte resortin e rusisë në detin e zi, sochi, së shpejti, por nuk saktësoi nëse ai do të takohej apo jo me presidentin rus Vladimir Putin. “Pas kësaj vizite mund të ketë zhvillime dhe faza të reja për sa i takon marrëveshjes së grurit”, i tha ai gazetarëve. Kremlini tha të premten e kaluar se kishte një pajtim se dy liderët do të takoheshin personalisht së shpejti. Ndërsa Bloomberg, citoi dy burime anonime që raportonin se erdogan pritej të takonte putinin javën e ardhshme, ndoshta më 8 shtator, para se të udhëtojë drejt takimit të G20-ës që do të mbahet në Indi.

Top Channel/ Kthimi i emigrantëve me gomone. Hyn në fuqi marrëveshja Francë-Angli
05/08 15:34
Top News – SHBA, reaktor bërthamor në Hënë / Plani i çmendur që sfidon Rusinë dhe Kinën
05/08 15:31
Top Channel/ Flet si ChatGPT! Studimi i Cambridge për turpërimin me inteligjencë artificiale
05/08 15:31
Top Channel/ Koreja Veriut të infiltruar në Amerikë, përdorin identitete të rreme të krijuara nga AI
05/08 15:26
Top Channel/ Hong Kongu në kolpas, përjeton përmbytjet më të rënda që nga 1884
05/08 15:24
Top News – Putin nuk pyet për ultimatumin e Trumpit / Nuk do ta zemërojë por dyshon te fjalët e tij
05/08 15:23
Top Channel/ Plastika po shkatërron globin. Nis në Gjenevë samiti i OKB-së
05/08 15:21
Top Channel/ Raportime në gjithë botën për keqfunksionim të WhatsApp. Meta nuk ka reaguar
05/08 15:11
Top Channel/ Gjenden dhjetëra trupa të pajetë në Meksikë, dyshohet se grupet kriminale…
05/08 15:03
Top News – Arrestohet ish-presidenti në Brazil / Akuzohet për komplot dhe grusht shteti
05/08 14:44
Top News – 10 mijë rrufe në pak orë…Tërbohet moti, përmbytje të mëdha e reshje rekord shiu
05/08 14:41
Top News – Skema për kthimin e emigrantëve…Britani-Francë, nis zbatimi i ‘një hyrje, një dalje’
05/08 14:40
Top News – Temperatura rekord, rrezikohet orizi/ Të gjithë mbyllen në shtëpi, Japonia po përvëlohet
05/08 14:22
Top News – Nuk e lë era të ulet në pistë…Pamjet, avioni në vështirësi, lëkundje të forta
05/08 14:18
Top News – Inflacioni ‘ndalet’, Turqia në telashe / 33.5 për qind, zhvlerësimi i monedhës vazhdon
05/08 14:15
Top Channel/ Incident i frikshëm në ajër! Zogjtë përplasen me avionin, bën ulje emergjente
05/08 12:30
Top Channel/ Hetim për Obamën! Do paraqiten provat për manipulim të “ndërhyrjes ruse në zgjedhje”
05/08 12:29
Top News – Trump, ultimatum Kinës dhe Indisë: Ndaloni blerjen e naftës ruse, po ndihmoni luftën
05/08 12:26
Top Channel/ Stërvitje Rusi-Kinë! Manovra forcash ushtarake në Detin e Japonisë
05/08 12:25
Top News – Ujëvara shkon mbrapsht…Pamjet e pabesueshme, stuhia në Britani shkakton kaos
05/08 12:24