Turqia dhe izraeli do të kërkojnë të hedhin pas shpine vite të tëra armiqësi dhe akuza kur presidentët e dy vendeve të takohen për të parën herë në më shumë se një dekadë, këtë javë, duke i dhënë kështu një tjetër dimension ofensivës turke të ‘joshjes’ së rivalëve rajonalë. Dy vendet kanë këmbyer akuza në lidhje me pushtimin izraelit të territoreve palestineze dhe mbështetjen e ankarasë për grupin militant islamik Hamas, që qeveris gazën.