Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka dërguar një letër homologes së tij greke, Katerina Sakellaropoulou, për të shprehur solidaritetin pas zjarreve shkatërruese dhe përmbytjeve që kanë goditur Greqinë gjatë muajit të kaluar. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentes greke të mërkurën, Erdogan shprehu ngushëllime për viktimat e zjarreve dhe përmbytjeve në Greqi. Ai tha gjithashtu se Turqia është e gatshme të ndihmojë fqinjin e saj në këto kohë të vështira, thuhet në njoftim.