Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i premton presidentit rus, Vladimir Putin se do luajë rolin e negociatorit mes Moskës dhe Perëndimit, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Erdogan pati një bisedë telefonike me Putin, ndërsa i tha homologut rus se është i gatshëm të bëjë më shumë për arritjen e paqes, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira mes tyre. Putini e falenderoi liderin turk për ndihmën dhe ndërmjetësimin e tij. Turqia e ka bërë të qartë se është gati të marrë rolin e negociatores për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës dhe për të ndërmjetësuar një rrugë drejt paqes.