Turqia do ta pranojë zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO vetëm pasi të dy vendet të kenë ndërmarrë "hapat e nevojshëm" për këtë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e Ankarasë në një takim jozyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Stamboll. Varësisht se si do të veprojnë Finlanda dhe Suedia, procesi i miratimit do të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm, shpjegoi Erdogan.