Mediat greke i kanë kushtuar shumë vëmendje vizitës së pritshme të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri. Ato shkruajnë se vizita e Erdogan në Tiranë, konfirmon marrëdhëniet e mira që ai ka me kryeministrin shqiptar, edi Rama. E për këto marrëdhënie të mira, Pentapostagma shkruan se faktor është ndihma që rama i ka dhënë Erdogan për të mbyllur shkollat gyleniste në vend dhe arrestimin e mësuesve turq.