Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti turk Tajip Erdogan zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me aspiratat e Suedisë për anëtarësim në NATO, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. Kirby tha në një konference shtypi se nuk do të habitej nëse çështja e blerjes nga Turqia të avionëve luftarakë të modelit F-16 të ishte diskutuar gjatë telefonatës së dy udhëheqësve.