Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Turqia nuk do të përfshihet në konfliktin mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por theksoi se Ankaraja është e përgatitur për çdo kërcënim ndaj sigurisë së saj. Sipas tij, Turqia ka kapur një raketë të tretë balistike iraniane të lëshuar drejt territorit turk.