Nuk ka asnjë surprizë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të qershorit 2023. Në këtë formë I dha fund çdo spekulimi për zgjedhje të parakohshme, pavarësisht kërkësës së opozitës. Lajmin e beri të ditur teksa fliste në Takimin e Bordit Këshillimor Provincial të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim në provincën e Izmirit. Türkiye do të mbajë zgjedhje mbarëkombëtare në qershor 2023, kur votuesit do të zgjedhin presidentin si dhe të 600 anëtarët e parlamentit.