Turqia ka nisur arrestimin e ndërtuesve dhe zyrtarëve që i dhanë lejet e ndërtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën një muaj më parë vendin duke lënë të vdekur mbi 50 mijë persona. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se tashmë janë marrë masat e para rreth të biznesmeve dhe zyrtarvë që supozohet se janë shkaktarë për shembjen e shumë ndërtesave, ku mbetën të vdekur dhjetëra mijëra persona.