Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje palestinezëve të bashkohen në mesin e luftës së Izraelit në Gaza, pas bisedimeve disa orëshe me shefin e Hamasit Ismail Haniyeh në Stamboll të shtunën. Erdogan nuk ka mundur të pozicionohet si ndërmjetës në konfliktin e Gazës që ka tronditur rajonin, me territorin palestinez të drejtuar nga Hamasi që po përgatitet për një ofensivë të re izraelite.