Bosnja është përballur me reshje të dendura, me 40 centimetra borë që kanë rënë në kryeqytetin Sarajevë që nga e diela. 60 deri në 100 milimetra shi ndërkohë kanë rënë në jug të vendit. Një grua ka vdekur në spital pasi është goditur nga një pemë e shkulur prej erës së fortë. Priten akoma më shumë reshje gjatë gjithë javës, së bashku me një rënie të ndjeshme të temperaturave.