Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me një shkresë autoriteteve kompetente spanjolle në lidhje me trafikun e dyshuar të organeve, pas denoncimit të një vajza se vëllait të saj, shtetasit Saimir Sula, 31 vjeç i është marrë zemra pasi ndërroi jetë në Barcelonë. Nga veprimet hetimore te kryera është bërë këqyrja e kufomës, si dhe është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjeko- ligjor të kufomës.