Shumë zona të Italisë vazhdojnë të jenë të prekura nga moti i keq, ndërsa sipas meteorologëve kushtet e motit pritet të përmirësohen nga mbrëmja e së mërkurës. Për shkak të rrëshqitjes së dheut, 70 turistë u detyruan të largoheshin nga një hotel në zonën e njohur malore të Cortina d’Abezzo, në rajonin verior të Venetos.