Dhjetra fshatra në vend vijojnë të jenë pa energji elektrike, si pasojë e motit në vend. Era e fortë ka bërë që të shkëputen kabujt e amortizuar elektrikë, si dhe rrëzimi I disa shtyllave të tensionit. Në qarkun e Korçës situate paraqitet jo e mirë, teksa banorët gjenden në vështirësi për shkak të bllokimit të rrugëve, si dhe mungesa e energjisë elektrike për më tepër se 24 orë. Operatorët e mirëmbajtjes janë vendosur në terren, teksa duket e pamundur zgjidhja e avarisë, për faktin se reshjet e dëborës vijojnë me intensitet të lartë.