Enkileda Carja është dominuese absolute në kategorinë e saj në peshëngritje për peshën deri në 63 kg në Kampionatin Evropian të të Rinjve që po mbahet në Durrës. Peshëngritësja kuqezi pati një ditë të jashtëzakonshme teksa u shpall kampione e Evropës në kategorinë Junior të këtij kompeticioni e madje duke vendosur 6 rekorde evropiane. Enkileda Carja vendosi rekorde në stilin e shkëputjes teksa ngriti peshat 95kg, 96 kg dhe 98 kg duke marrë medaljen e pare në këtë stil.