Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë të pandryshur vendimin e Kolegjit të Lartë Gjyqsior, për shkarkimin nga detyra të ish gjyqtares së Krujës,Enkelejda Hoxha si dhe heqjen e statusit të magjistratës. Vendimi u mor nga kryetarja Albana Shtylla me anëtarët, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, të cilët nuk pranuan ankimimin e bërë nga Hoxha kundër vendimit të KLGJ.