Data 12 nëntor shënoi afatin e fundit për dorëzimin e kandidaturave për primaret që organizon Partia Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit. Por pavarësisht se afati ka përfunduar prej 1 jave, demokratët ende nuk njohin kandidatët që garojnë në çdo degë për të qenë përfaqësuesi i tyre në garën për të parin e Bashkisë.