Rama: “I sëmuri që lufton për jetën andej është bërë mish për qoftet e klubeve të natës.” Duke shpjeguar gjendjen e vështirë shëndetësore me të cilën po përballet sekretari i këshillit të ministrave, Ëngjëll Agaçi në Itali, kryeministri Rama hodhi poshtë çdo pretendim të Sali Berishës për hetime të SPAK, sekuestrimin e laptopit dhe arratistjen e Agaçit, të cilin Rama e vlerëson si ajkën e juristëve shqiptarë.