Sekretariati i Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë mbylli hetimin e nisur ndaj Shqipërisë në janar të 2018-s për mosplotësim të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e shpërndarjes së energjisë elektrike. Çështja lidhej me kërkesat që burojnë nga traktati i energjisë për decentralizimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike. Në atë kohë, Shqipëria e kishte të përqëndruar shpërndarjen vetëm në një operator.