Cmimi i energjisë mund të rritet këtë dimër duke detyruar qeveritë të ndërhyjnë dhe të subvencionojnë faturat sërish, paralajmëroi shefi i agjencisë ndërkombëtare të energjisë. Nëse ekonomia kineze fuqizohet shpejt dhe nëse do të gjendemi përballë një dimri të ashpër, cmimi i gazit mund të rritet duke vënë nën presion konsumatorët, tha Fatih Birol. Ai shtoi se qeveritë duhet të kërkojnë mënyra për kursimin e energjisë dhe për të shtuar më shumë energjinë e rinovueshme.