Shpresat për të gjetur të mbijetuar të tjerë në tragetin që shpërtheu në flakë në Korfuz janë rritur mëngjesin e kësaj të diele pasu autoritetet greke kanë gjetur një person të gjallë. Mediat greke bëjnë me dije se një pasagjer ne origjinë lituaneze është gjetur i gjallë në Euroferry Olympia dhe po punohet për lirimin e tij dhe nxjerrjen e sigurt nga anija. Tani autoritetet shpresojnë që të gjenden edhe 7 bullgarët,3 grekët dhe 1 turk që ende rrezultojnë të zhdukur.