Partia Socialiste e ka të qartë se çfarë presidenti i duhet vendit. Madje, me një identikit të qartë, por pa asnjë emër të bërë publik, maxhoranca parashikon një axhendë të ngjeshur me procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri të republikës. Këtë të mërkurë, vetëm pak orë pas përfundimit të konferencës së kryetarëve, kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet në selinë qëndrore të saj.