Presidenti francez Emmanuel macron vijon me traditën e tij, takimin me kombëtaren transalpine përpara një evenimenti madhor sic është Evropiani i Gjermanisë. Shefi i Elysee këtë të henë shkoi në Clairefontaine, qendrën stërvitore të skuadrës nënkampione të botës, për të takuar futbollistët dhe trajnerin Didier Deschamps.