Emiljano Musta nuk vonoi shumë për të gjetur një skuadër të re pas zyrtarizimit të largimit të tij nga Partizani. bëhet fjalë pikërisht për skuadrën e Kukësit, skuadër në të cilën Emiljano Musta është aktivizuar edhe më parë. vetë klubi verilindor ka konfirmuar transferimin e futbollistit në radhët e tij me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në rrjetet sociale.