Greqia është tronditur sërish nga një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj. Vrasja e katërmbëdhjetë e një gruaje brenda këtij viti ka ndodhur në qytetin e Selanikut, në lagjen Polihni. Çifti në fjalë, me prejardhje nga Armenia kishin dhe një djalë 20 vjeç. Bashkëshorti 49 vjeç është dorëzuar mbrëmjen e së dielës në polici duke pranuar dhe autorësinë e krimit.