Vëmendja që ka marrë funerali i Mbretëreshës Elizabeth II është shndërruar në një mundësi pazari për trafikantët e qenieve njerëzore. Kështu shprehet britanikja Express, teksa shprehet se nëpërmjet rrjetit Tik Tok, trafikantët kanë bërë një ofertë, për të gjithë ata që duan të shkojnë në ‘tokën e premtuar’ duke bërë një ulje që arrin deri në 1600 paund për person, nga çmimi i mëparshëm prej 3000-4000 paundësh.