Në fund të javës së parë të muajit prill, fletët e votimit do të nisen me postë në drejtim të rreth 246 mijë votuesve nga jashtë, të cilët janë regjistruar për parlamentaret e 11 majit. Komisioneri Ilirjan Celibashi detajoi shifrat e diasporës, duke shtuar se të gjithë të refuzuarit mund të ankohen në gjykatë jo më vonë se data 11 prill.