Emigrantët shqiptarë kanë nisur të rikthehen me shpejtësi në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Pas ditësh me radhë ku fluksi në hyrje i personave ishte dy herë më i lartë se ai në dalje, që në datën 1 janar, fluksi në dalje ka tejkaluar atë në hyrje. Sipas të dhënave nga pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës në Qarkun e Korçës numri i personave të regjistruar në dalje është më i lartë se ai në hyrje.