4 persona kanë rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi transportonin emigrant të paligjshëm, me qëllim kalimin e kufirit. Operacioni policor “Road Guard” është zhvilluar në 3 faza, ku 4 të rinj kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Ndihma për kalimin e kufirit kundrejt pagesës është kthyer në një fenomen tejet shqetësues në qarkun e Gjirokastrës, ku rastet janë të shumta. Emigrantët sillen në vendin tonë, më pas paguajnë qindar euro me qëllim kalimin e tyre në shtetet evropiane.