Në mediat britanike e kanë cilësuar një skemë çnjerëzore, atë që funksionon momentalisht në Mbretërinë e Bashkuar me emigrantët që kalojnë me gomone kanalin e La Manshit për të mbërritur në brigjet britanike, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë. Sipas raporteve, ministrja Suella Braverman nuk ka zbatuar detyrimin ligjor të ministrisë së brendshme, dhe i ka mbajtur azilkërkuesit në qendra të mbipopulluara procesimi për një kohë të gjatë.