Në prag të Pashkës Ortodokse ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Shumë emigrant kanë nisur të kthehen për të festuar pranë familjeve të tyre. Autoritetet kanë marrë masat për të përballuar situatën, duke shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, në hyrje të territorit shqiptar po operojnë 5 sportele, ndërsa në dalje 1. Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, ndërsa është shmangur krijumi I radhëve dhe pritjeve për udhëtarët. Ndryshe paraqitet situata në palën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në 1 orë e 30 minuta. Në orët në vijim, sipas burimeve pranë pikës kufitare, fluksi pritet që të shtohet.