Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian bënë një përpjekje të re për të kapërcyer një nga problemet më të vështira politike të bllokut, teksa diskutuan për masat e reja për ndarjen e përgjegjësisë për migrantët që hyjnë në Evropë ilegalisht. Sistemi i azilit të Evropës u shemb tetë vjet më parë pasi mbi një milion njerëz hynë – shumica prej tyre duke ikur nga konflikti në Siri – dhe mbingarkuan kapacitetet e pritjes në Greqi dhe Itali, duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha politike të BE-së.