Policia në ishullin grek të Lesbosit, po transferon mijëra emigrantë dhe refugjatë nga kampi i shkrumbuar i Morias në një qytet të ri tendash aty pranë. 70 oficere femra me veshje mbrojtëse janë angazhuar me transferimin e grave dhe fëmijëve në kampin e përkohshëm Kara Tepe. Të mërkurën, katër azilkërkues afganë u akuzuan për zjarrin që shkatërroi Morian javën e kaluar. Një zyrtar i qeverisë tha se 1800 vetë ishin vendosur në kara tepe mëngjesin e të enjtes. Por shumë emigrantë dhe refugjatë nuk duan të qëndrojnë në lesbos duke shpresuar se do të shkojnë diku tjetër në evropë, ndoshta në gjermani. Më shumë se 12 mijë vetë i shpëtuan tmerrit në kamp dhe pjesa më e madhe e tyre kanë fjetur në kushte të vështira që atëherë, pa ushqim, pa ujë dhe një cati mbi kokë. Para hyrjes në kampin e përkohshëm, emigrantët testohen për koronavirusin. Agjencia e lajmeve reuters ka raportuar se 56 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe autoritetet po përpiqen ti mbajnë të infektuarit të izoluar.