Në vitin 2021, nivelet e emitimit të dioksidit të karbonit (CO2) në botë janë kthyer në ato që ishin para pandemisë, sipas një studimi të publikuar më 4 nëntor. Të dhënat u bënë publike nga konsorciumi "Global Carbon Project", një grup shkencëtarësh që hulumtojnë ndryshimet klimatike. Raporti u bë publik në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që po mbahet në Glasgou të Skocisë. Në vitin 2020, sipas shkencëtarve, emetimet e CO2 ranë me një rekord prej 1.9 miliardë tonësh, apo 5.4 për qind pasi vendet vendosën masa të izolimit.