Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në orën 13:00 drejt Barit. Rreth orës 15:50, Kapiteneria e Portit të Durrësit mori një njoftim për një rast urgjent të një shtetaseje shqiptare që kishte pësuar një abort spontan gjatë udhëtimit. Kapiteneria urdhëroi menjëherë kthimin e tragetit në radë për të mundësuar ndihmën e nevojshme mjekësore.