Tre ditët e fundit, Shqipëria është përballur me një mot të vështirë e shumë reshje thuajse në të gjithë territorin. Kjo ka bërë që në disa zona të paraqiten situata të vështira, si përmbytjet, rrëshqitjet e dherave, bllokimet e rrugëve, apo familje të rrethuara nga uji. Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka deklaruar se për shkak të reshjeve intensive, ku vetë Shqipëria është një vend i ekspozuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore edhe sipas statistikave apo analizave të Partnerëve Ndërkombëtarë janë marrë masa.