Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pak ditë më parë shoqëroi në shkollë një 11 vjecare me sindromën Doën, pasi kishte dëgjuar se vogëlushja ishte bullizuar. Pendarovski e kapi për dore Embla Ademin ndërsa përshkuan së bashku në këmbë të gjithë rrugën nga shtëpia deri në shkollën fillore në qytetin e Gostivarit.