Qeveria shqiptare vendosi ‘embargo’ për 30 persona dhe entite ruse, ndaj të cilëve do të ndërmerren masa shtrënguese në sinkron me vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian. Vendimi u publikua në Fletoren Zyrtare, me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, nën argumentin se Vladimir Putin po vë në rrezik sigurinë globale.